Dhunohet nga persona të panjohur, rrëfehet Elvi Fundo: Nuk është sulm politik, ja kush më dhunoi

Dhunohet nga persona të panjohur, rrëfehet Elvi Fundo: Nuk është sulm politik, ja kush më dhunoi

Pas sulmit nga dy persona të paidentifikuar paraditen e sotme pranë stacionit të trenit në Tiranë ka reaguar për herë të parë edhe vetë i dhunuari gazetari Elvi Fundo.

Në një status në rrjetin social "Facebook", Fundo shprehet se sulmi i ka shkaktuar disa plagë por gazetari mbyll hamendësimet e disa personave, pasi në deklarata të shumta nga aktorët politikë kanë thesuar se ky ishte një sulm me prapavijë politike për shkak të punës dhe shkrimeve të tij.

Por Fundo heq dyshimet se sulmi ndaj tij është politik por thotë se është vepër e krimit të financuar nga klane mediatike korruptive të lidhura me drogën. 

Statusi i Elvi Fundo

“Dy persona me sulmuan nga pas me mjete të forta afër zyrës në orën 10 e 30. Duke më shkaktuar disa plagosje. Flm të gjithëve për mbështetjen dhe kurajën.

Nuk besoj që është sulm politik por vepër e krimit të financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën. Inkurajoj dhe mbështes Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes”, shkruan Fundo.

Ai bën apel që me sulmin ndaj tij të mos bëhet politikë. Megjithëse një gazetar me prirje të djathta, Fundo ka edhe një mesazh për opozitën.

“Ju lutem mos bëni politike me sulmin banditesk ndaj meje. Republika e vjetër dhe e re mos mbrojnë banditë me pseudonime dhe trafikantë në media…As pole që kërcejnë tek Rilindja dhe ju bëhet serenatë nga PD”, përfundon ai.

Elvi Fundo fb

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy