Astrofizikani Enkelejd Çaça flet për udhëtimin ndëryjor, teoritë dhe misterin dhe nëse udhëtimi me anije kozmike nga një sistem diellor në një tjetër, fantazi apo realitet.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai deklaroi se njeriu nuk shkon në hapësirë për interes të shkencës, por për interesa politike gjeoushtarake, ose interesa shumë të mëdha ekonomike.
Sipas tij, ndërtimi i një kolonie në Hënë mund të kërkojë më shumë se 15-20 vjet, duke shtuar se teknologjia më moderne që po përdorim është e vitit 1941.
Brenda jetës sonë nuk do të shkojmë në Mars, domethënë që të bëjmë dy tre udhëtime në vit. Zbatimi i teknologjisë, fondet, siguria tregon që jemi këtu.
Njeriu nuk shkon në hapësirë për interes të shkencës, por për interesa politike gjeoushtarake, ose interesa shumë të mëdha ekonomike. Ndërtimi i një kolonie në Hënë mund të kërkojë më shumë se 15-20 vjet.
Teknologjitë prodhohen, përdoren, por kur kalon një farë kohe që nuk përdoret më, ajo teknologji humbet. Do shkosh përsëri me raketa. Ky zhvillim teknologjik në realitet më shumë është teknik se teknologjik.
Telefonat dhe kompjuterët që kemi sot janë të bazuara në një fizikë të viteve 1920-1930. Gjithçka për satelitët bazohet te relativiteti. Teknologjia më moderne që mund të përdorim është e 1941.
Ne përdorim të njëjtat raketa që përdornin gjermanët për të sulmuar Londrën. Janë më të bukura, kemi rritur rendimentin, por nuk kemi një teknologji të jashtëzakonshme të re. Ne kemi një shekull që nuk kemi fizikë të re. Ne po mundohemi që të gjejmë gjëra të reja.



