Edinson Cavani nuk do të jetë as futbollist i Interit dhe as i Atletico Madrid.
33-vjeçarit që aktualisht i ka skaduar kontrata me Paris SG i janë bërë disa oferta dhe më e mundshmja ka mbërritur nga Portugalia. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka gjetur akordin me Benfica-n, duke hedhur poshtë kështu edhe hipotezën për kthimin te Napoli.
Cavani dhe klubi i ri pritet të nënshkruajnë marrëveshjen ditën e mërkurë, ndërsa është gjetur gjuha e përbashkët për dy vite.
Me Paris SG Edinson Cavani është bashkuar në vitin 2013 dhe ka zhvilluar mbi 200 ndeshje, duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë i historisë me këtë klub. Uruguaini u ble për 64 milionë euro nga Napoli, duke u bërë në atë kohë transferimi më i shtrenjtë në Ligue 1.



