Reforma në sektorin e ujit/ Kortoçi: Duhet auditim i shkaqeve që çuan në dështim, para se kompanitë të kalojnë në pronësi të MI

Reforma në sektorin e ujit/ Kortoçi: Duhet auditim i shkaqeve që çuan në dështim, para se kompanitë të kalojnë në pronësi të MI

Me reformimin e sektorit të ujit në vend, përkatësisht riorganizimit të strukturës së furnizimit me ujë të pijes, 51% të kompetencave të kompanive i kalojnë Ministrisë së Infrastrukturës.

Për eksperten e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, e ftuar në “MCN live”, mungesa e ujit të pijes përgjatë 13 orëve në kryeqytet nënkupton që kompanitë e ujësjellës-kanalizimeve janë përgjegjëse për cilësinë, ndërkohë që në paguajmë për ujë të pijshëm që nuk e kemi.

Gjysmën e ditës përgjatë 13 orëve ka ujë, gjysma tjetër jo, depozitat janë të hapura në atmosferë dhe kjo rëndom ulë cilësinë e ujit dhe ndikon në jetën e qytetarëve.

Nëse flasim për koston e ujit të pijshëm është 3 mijë lekë të reja, si tarifë atë që çon në rubinete, dhe ka familje që nuk e përballojnë koston e blerjes së ujit të pijshëm dhe e përdorin atë kur vjen me orar të caktuar.

Përsa kohë ne paguajmë shërbimin, kompanitë e ujësjellës-kanalizimeve janë përgjegjëse për cilësinë, uji i pijshëm është e drejtë njerëzore, ndërkohë që ne paguajmë për ujë të pijshëm ndërkohë që nuk marrim ujë të pijshëm.

Për eksperten e ekonomisë, parase të bëhet transferimi i 61 kompanive në Ministrinë e Infrastrukturës, duhet auditim i thellë i shkaqeve që çuan në dështim, në mënyrë që 15 kompani të tjera të mos përsërisin të njëjtin fat.

Me këtë kalim pronësie në Ministrinë e Infrastrukturës, fuqinë vendimmarrëse e ka ministria, por nëse e analizojmë në aspektin financiar, nuk duhet parë vetëm në kalimin e pronësisë, por parase të bëhet ky kalim, duhet bërë një auditim i brendshëm, sepse nëse ne nuk kuptojmë shkaqet pse jemi në këtë gjendje, për të gjetur shkaqet në 61 kompani, do të kemi fatin të na përsëriten edhe në këto 15 kompani të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy