Gjinushi tregon pse vendosi Tom Doshin në krye të listës së Shkodrës

Gjinushi tregon pse vendosi Tom Doshin në krye të listës së Shkodrës

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, kreu i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi ka treguar se pse në krye të listës së tij në Shkodër qëndron emri i Tom Doshit.

Sipas tij, Doshi e ka treguar se ka mbështetje të madhe në Shkodër, dhe mbështetjen e vë në shërbim të njerëzve.

Tom Doshi po kandidon nën siglën e Partisë suaj?

Gjinushi: Po , është i pari në listën e Shkodrës, kandidaturë më të mirë s’mund të gjenim. Ka treguar që ka mbështetje, di ta rikthejë mandatin e njerëzve. E vë në shërbim të njerëzve. Është nga figurat më të pranuara.

Tom Doshi ka thënë se nëse fiton do japë dorëheqjen nga mandati?

Gjinushi: Kur e tha? Mandati nuk fitohet që t’ë dorëzohet pastaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy