
Mungesa e transportit urban vijon të jetë një nga shqetësimet kryesore për banorët e zonës së Rrugës Transballkanike në Vlorë. Prej më shumë se 5 vitesh, kjo linjë nuk funksionon, ndërsa banorët kërkojnë rikthimin e saj, duke e cilësuar një nevojë të domosdoshme për lëvizjen e përditshme.



