Sevim Serjani nga Kisha Ungjillore në MCN Informacion duke komentuar mbi temën e homoseksualizmit u shpreh se ai nuk është as i lindur dhe as nuk bëhesh në të ardhmen.
Ai tha se ka raste që homoseksualët të dalin si heronj vetëm pse pranojnë orientimin e tyre seksual, teksa shtoi se dhe incesti është prirje seksuale por është e ndaluar.
Sipas tij hmoseksualiteti është mëkat në sytë e Perëndisë, pasi qëllimi ynë kryesor është riprodhimi dhe shtimi i shoqërisë.
Homoseksualizmi nuk është as e lindur dhe as nuk bëhesh në të ardhmen, dua të them me këtë se puna është se ajo çfarë ngatërrohemi dhe biem brenda këtij diskutimi ka të bëjë më shumë me çështjen e perversitetit, ka të bëjë me çështjen e brendshme dhe në momentin që shfaqet në publik nuk është më në pjesën intime por të dukshme. Secili ka dëshirat e veta gjatë marrëdhënies seksuale, por këtë perversitet s’mund ta kthejmë në normale. Ka shumë elementë që ndodhin gjatë një akti personal që është intim.
Elementi seksual i të ndjerit nuk tregon as më shumë dhe as më pak vlera. Kemi sot në studiot televizive që e nxjerrin atë si hero pse pranon që është homoseksual. Disksursi që flitet sot është një diskurs i stisur për të kaluar diçka intime në një identifikim shoqëror perversiteti dhe ky është problem.
Një tjetër element që dhe feja dhe shoqëria ka pasur një rol është dhe marrëdhënia brenda një familje, incesti dhe ai po ta kapësh është njëlloj prirje seksuale dhe është e ndaluar. Është norma që përcaktohet dhe forma se si e sjellin është sikur është bërë një gabim prej mijëra vjetësh dhe është feja ajo që e solli. Perversitet është vendosja e një gjëje mbi një gjë tjetër, çrregullim nga norma.
Më tej ai shtoi se homoseksualizmi ka bashkëjetuar me njeriun dhe se në aspektin fetar dhe shoqëria është ndërtuar me besimin dhe çdo gjë që shkon përtej asaj që Perëndia ka krijuar që është mashkulli dhe femra ehste e gabuar.
Seksualiteti nuk është diçka që njeriu duhet të ndjehet keq por do duhet të di se si ta përdori sepse qëllimi ynë është riprodhimi dhe çdo gjë që del jashtë kësaj kornize, dhe çdokush është i prirur ta keq shpërdorojë seksualitetin e tij, por është mëkat në sytë e Perëndisë.
Këto gjëra që se nderojnë perëndinë është dhe spektri fetar. Pastaj kur vijmë te spektri shoqëror, ajo që dua të kuptoj është pse ky lloj investimi.



