Gjykata e Apelit le të lirë ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun

Gjykata e Apelit le të lirë ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun

Gjykata e Apelit ka lënë sot të lirë ish-kryebashkiaun e Vorës, Agim Kajmaku.

Kajmaku u arrestua ditën e djeshme, pas 11 muajsh që ishte shpallur në kërkim, ndërsa Apeli vendosi sot masën “detyrim paraqitje”.

Kajmaku u arrestua dy ditë më parë por sot, pas 48 orësh, do shijojë lirinë dhe sipas faktit të Apelit, tanimë "kanë ndryshuar rrethanat", referuar kështu gjendjes shëndetësore të ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Dy ditë më parë, ish-kryebashkiaku kishte shkuar në një spital privat pasi ishte në gjendje të rëndë për shkak se vuan nga diabeti, ndërsa kanë qenë mjekët që kanë lajmëruar policinë, duke bërë të mundur arrestimin e tij pas disa muajve në kërkim.

Prej 11 nëntorit të vitit 2019 Kajmaku ishte në kërkim, pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për të, por për muaj me radhë ai arriti të fshihej nga uniformat blu.

Prokuroria e akuzon ish-kryebashkiakun për tre vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy