Trafikonin kokainë, pranga vëllezërve shqiptar në aeroportin e Peruxhias

Trafikonin kokainë, pranga vëllezërve shqiptar në aeroportin e Peruxhias

Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane këtë të hënë në aeroportin e Peruxhias. Sipas mediave italiane, ata ishin në kërkim, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që merret me shitjen e kokainës.

Njëri prej vëllezërve shqiptarë u arrestua nga policia kufitare gjatë kontrollit të imtësishëm në aeroport. Mësohet se i riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, sapo kishte mbërritur nga Tirana në aeroportin e Peruxhias.

31 vjeçari thuhet se ishte diplomuar madje nga Universiteti i Peruxhias, pasi kishte studiuar në Itali dhe gjatë kësaj kohe, merrej me shitje kokaine në universitet, së bashku me vëllanë e tij.

Pas kontrolleve në bazën e të dhënave, policia gjeti se ndaj të riut ishte lëshuar një urdhër arresti në hetimet paraprake që po bëhen nga Policia në Peruxhia, për një organizatë që shiste kokainë.

Efektivët më pas nisën të kontrollonin të gjithë të pranishmit në aeroport, duke kërkuar për bashkëpunëtorë të mundshëm të djalit shqiptar.

Në zonën e parkimit ata gjetën dhe arrestuan edhe vëllanë e tij, një vit më i vogël, kamarier, i kërkuar për të njëjtën akuzë. Ai po priste të vëllanë, por Policia i vuri prangat. 

Të dy janë akuzuar si anëtarë të zinxhirit të furnizimit me kokainë në universitetin Elce. Ata janë dërguar në burgun e Capanne. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy