Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, raportohet për dëme materiale 

Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, raportohet për dëme materiale 

Një zjarr ka rënë te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, ku sipas korrespondentes së MCN TV është djegur vendi i lutjes dhe sende të tjera me vlerë.

Zjarri ka rënë në orën 11:20 dhe menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, në lagjen "Meçite" ku ndodhet Mitropolia. 

Drupal Ad

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë izolimi i zjarrit, duke mos lejuar depërtimin e tij në pjesët e tjera, që ishin më konstruksion dru dërrasë. Nga flakët u dogjën vendi i qirinjve, disa libra dhe vendi i lutjeve. Burime zyrtare bëjnë me dije se nga dyshimet paraprake mendohet se zjarri është shkaktuar nga qirinjtë e ndezur në vendin e lutjeve. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy