Tërmeti i 26 nëntorit, Begaj: Mendimet shkojnë në kujtim të 51 viktimave

Tërmeti i 26 nëntorit, Begaj: Mendimet shkojnë në kujtim të 51 viktimave

Në tre vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, Presidenti Bajram Begaj jep një mesazh dhe thotë se ishte tërmeti më i madh që goditi vendin tonë në 40 vjet, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore si dhe dëme materiale të pallogaritshme.

Kreu i shtetit thotë se mendimet shkojnë në kujtim të 51 viktimave të asaj ngjarjeje të dhimbshme.

Me mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, dhanë gjithçka nga vetja për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit.

Kontributi dhe forca e treguar nga populli shqiptar për të përballuar si një familje e madhe ato ditë të vështira, ende sot më emocionojnë e më japin shpresë për gjërat e mëdha që mund të bëjmë kur ekziston vullneti i përbashkët.

Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy