
Dy ditë pas deklaratës së presidentit Emanuel Makron se nuk tërhiqet nga taksa për karburantin, franca është përfshirë sërish nga protesta kundër rritjes së cmimit. Situata është tensionuar më së shumti në Paris, teksa protesta të dhunshme ka patur edhe në Belgjikë.
Bomba Molotov, flakandanë, thyerje dhe thirrje kundër presidentit Emanuel macron, është ajo cka ofronte parisi mëngjesin e kësaj të shtune në rrugët kryesore. Protestuesit e ashtuquajtur jelekët e verdhë nuk kanë pritur gjatë për tu organizuar, duke u mbledhur pranë harkut të triumfit.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, mësohet se ishin të paktën 1 mijë e 500 protestues të mbledhur pranë harkut të triumfit, duke goditur me sende të forta në drejtim të policisë, por pa mundur të cajnë kordonët e forcave të sigurisë të cilat kishin shtuar praninë e tyre deri në 5 mijë oficerë për të shmangur incidentetet e një javë të më parë kur dhuna shpërtheu në disa rrugë, duke shkatërruar madje dhe dyqane e makina. Ndërkohë që 5 mijë forca të tjera janë shpërndarë në qytete të tjera franceze ku ka protesta paqësore.
Dhjetra pjesëmarrës janë arrestuarm, teksa policia përdori sërish ujë dhe gaz lotsjellës për ti shpërndarë, teksa manifestimet e jelëkëve të vërdhë shënojnë javën e tretë, duke kërkuar së Presidenti Emmanuel Macron të ndryshojë vendimin e tij për të rritur taksat mbi karburantin. Por vetë macron tha pak ditë më parë se I mirëkupton qëllimet e tyre, por nuk do të tërhiqet nga taksa, pasi sipas tij, alarmi i ndotjes është prioritet.
Megjithatë franca nuk është i vetmi vend që është përfshirë nga protesta të tilla. Që prej ditës së djeshme, edhe në Bruksel kanë shpërthyer manifestime kundër rritje ssë cmimit të karburantit.
Protestuesit dogjën makinat e policisë, ndërsa shkatërruan dhe objekte, ndërsa bllokonin rrugët krysore.



