Presidenti amerikan Donald Trump thotë se mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizave humanitare në Gaza është që Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka postuar një mesazh në rrjetin social Truth lidhur me krizën humanitare në Gaza:
Mënyra më e shpejtë për t'i dhënë fund krizës humanitare në Gaza është që Hamasi të dorëzohet dhe të lirë pengjet!!!
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 111 palestinezë, mes tyre 91 kërkues ndihmash, janë vrarë dhe 820 të plagosur në sulmet izraelite në të gjithë Gazën në 24 orët e fundit.



