Garo për kthimin e Berishës në seli: Ishte një miratim në heshtje

Garo për kthimin e Berishës në seli: Ishte një miratim në heshtje

Drejtorja e komunikimit në PD, Floriana Garo, u shpreh sot në emisionin “Të Paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi, në MCN TV, se kthimi i grupit të Sali Berishës në selinë blu, ishte një miratim, në heshtje e tërë asaj që kishte ndodhur.

E pyetur nëse ka hequr nga puna Patrik Sadikajn, që punonte te zyra e shtypit, Garo tha se nuk e kanë hequr nga puna, por e kanë larguar vetëm nga grupi i Whatsapp.

Ishte një miratim në heshtje i asaj që kishte ndodhur dhe që demokratët e kanë dashur. Doktori ende nuk ka marrë zyre në parti, ai e ka shprehur se s’do të marri zyrën e kryetarit derisa të marri zgjidhje dhe zyrat janë të papërcaktuara.  

As unë nuk kam marrë zyrë në PD. Ambientet janë duke u rregulluar. Zyra e shtypit është funksionale, por ne po e bëjmë punën tonë, pavarësisht vështirësive.

Askush nuk është hequr nga puna. Askush nuk ka lëvizur. Nuk ka patur ndryshime të këtij lloji. Janë bërë disa ndryshime në grupin e mediave, që është grup privat. Është larguar nga administrator i grupit të Whatsapp.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy