Zjarr në një burg në Iran, humbin jetën 4 persona, plagosen 61 të tjerë

Zjarr në një burg në Iran, humbin jetën 4 persona, plagosen 61 të tjerë

Katër të burgosur humbën jetën dhe 61 të tjerë mbetën të plagosur pas zjarrit që shpërtheu dje në burgun Evin të Iranit.

Një lajm i tillë është bërë i ditur nga autoriteti gjyqësor iranian, siç raportojnë mediat ndërkombëtare.

Të burgosurit ishin pjesë e seksionit të posaçëm të të dënuarve për grabitje dhe krime financiare, të cilët humbën jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi i shkaktuar nga zjarri i ndezur në punishten e rrobaqepësisë së burgut.

Dhjetë nga të plagosur u shtruan në spital, ndërsa 51 të tjerët në ambulancën e burgut.

Sipas agjencisë së lajmeve Irna, gjatë përplasjeve dhe zjarrit të djeshëm, disa të burgosur tentuan të arratiseshin, por u bllokuan nga policia.

Zjarri shpërtheu ndërsa brenda burgut u zhvilluan një trazirë dhe disa përleshje të shkaktuara nga një grup të burgosurish të akuzuar për grabitje.

Sipas prokurorit të Teheranit, situata nuk ka lidhje me protestat e vazhdueshme në Iran, sepse zona ku shpërthyen përleshjet është e ndarë nga ajo ku mbahen të burgosurit politikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy