Raporti i OXFAM: 815 milionë njerëz vuajnë nga uria

Raporti i OXFAM: 815 milionë njerëz vuajnë nga uria

Rreth 815 milionë njerëz, 200 milionë prej të cilëve janë fëmijë nën 5 vjeç, vuajnë nga uria. Shifrat kanë dalë nga raporti i fundit i OXFAM, sipas të cilit janë me qindra mijëra familje në botë që kanë shumë pak ose aspak ushqim për të vendosur në tavolinat e tyre.

Në vigjilje të Krishtlindjeve, OXFAM ka lançuar fushatën “Sa e madhe është tavolina jote”, me anë të së cilës synohet mbledhja e fondeve për të  garantuar ushqim për popullatat e prekura nga krizat e rënda humanitare dhe ato në zonat me burime të pakta natyrore në raport me popullsinë.

OXFAM e sheh situatën si një emergjencë të paprecedentë, që ka prekur sidomos Afrikën Lindore, Jemenin dhe Nigerinë Verilindore. Vetëm në Jemen, për shkak të konfliktit që vijon prej disa vitesh, mbi 17 milionë njerëz, 400 mijë prej të cilëve fëmijë, vuajnë nga kequshqyerja.

Po kështu, edhe gjysma e popullsisë në zonën e luftës në Sudanin Jugor vuan nga uria. Ndërsa në Nigerinë e trazuar nga konflikti me organizatën terroriste, Boco Haram, janë rreth 5 milionë të uritur.

OXFAM shpjegon se shkaqet e mungesës së ushqimit janë luftërat, por edhe ndryshimet klimatike, siç është rasti i Etiopisë, ku 12.5 milionë njerëz vuajnë për ushqim.

“Më shumë se gjysma e njerëzve që vuajnë nga uria jetojnë në zona të prekura nga konfliktet.

Në këto zona, OXFAM ka ndërhyrë me projekte që synojnë furnizimin me ushqim, por edhe mbështetjen për t’u rezistuar kushteve klimatike më ekstreme dhe të paparashikuara.

Të paktën 5 milionë njerëz janë ndihmuar nga OXFAM deri tani në shumë prej vendeve ku kriza e ushqimit është më e rëndë. / ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy