Plagosen me thikë 3 persona në Laprakë

Plagosen me thikë 3 persona në Laprakë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e Laprakës.

Dyshohet se tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me thikë brenda një lokali.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 40-vjeçari me iniciale  E. Gj., ka plagosur V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe M. M., 47 vjeç të cilët janë transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm.

Po punohet për kapjen e autorit, ndërkohë që nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy