Qeveria shqiptare përgjegjëse në dështimin e negociatave? Cakaj: Ndryshe nga MV, ne nuk premtuam hapjen (VIDEO)

Qeveria shqiptare përgjegjëse në dështimin e negociatave? Cakaj: Ndryshe nga MV, ne nuk premtuam hapjen (VIDEO)

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha sot në një dalje tjetër publike se negociatat dështuan për shkak të politikës së brendshme të Bashkimit Europian. Ministri tha se procesi teknikisht ka nisur, dhe se Shqipëria është para të tjerëve, por për fat të keq, negociatat u shtynë për herë të tretë.

Vendimi i shtyrjes së negociatave nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë, por shfaqet si pasojë e drejtpërdrejtë ku BE është në një proces shqyrtimi të vetvetes".

 Cakaj përsëriti se mos hapja e negociatave nuk është dështim i Shqipërisë, ndërsa theksoi se qeveria nuk do të dekurajohet, por do të vazhdojë punën për integrimin e vendit tonë.

"BE nuk arriti të sigurojë konsensusin. Nuk vjen prej dallimeve të brendshme, por nga vizionet e ndryshme për të ardhmen. Nuk është dështim i Shqipërisë, po për shkak se BE është në proces të shqyrtimit të brendshëm brenda BE-së. U trajtuan në mënyrë identike, sepse të dyja vendet i kanë përmbushur të gjitha kushtet sepse shtyrja nuk ka të bëjë me performancën e tyre, por me faktorë të tjerë brenda BE-së. Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe emrin dhe vendimi u shty se nuk ka pasur lidhje me Maqedoninë e Veriut. Njësoj edhe për Shqipërinë. Nëse ardhmja e BE-së është në pikëpyetje.

Varg divergjencash në zemër të BE-së. Suksesi nuk varet nga angazhimi i Shqipërisë për integrim, por edhe kapaciteti i BE-së për zgjerim. Nuk do të pengojë në vonesën e Reformave. Jo thjesht se është e nevojshme për rrugën Europiane të Shqipërisë, por për ta bërë Shqipërinë Europiane. S' ka vend për dekurajim. Pavarësisht vështirësive dhe sfidave integrimi europian për Shqipërinë është i pakthyeshëm dhe Shqipëria do të punojë për integrimin", tha ndër të tjera Cakaj.

Cakaj u pyet se a mban përgjegjësi qeveria shqiptare për mos-hapje negociatash, pasi në Maqedoninë e Veriut kryeministri Zoran Zaev dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

Gent Cakaj deklaroi se Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të mëdha për të marrë negociatat, ndryshoi emrin dhe se liderët politikë atje janë zotuar se në rast se nuk hapen negociatat, do të ketë dorëheqje.

“Në Maqedoninë e Veriut ka pasur premtime se do të jepet dorëheqje, është thënë se negociatat do të hapen. Prandaj , përgjegjësia e tyre ndaj elektoratit atje është komplet ndryshe. Unë nuk di që unë apo kryeministri ka premtuar ndonjëherë se negociatat do të hapen/ Ne kemi thënë se zotohemi se do bëjmë përpjekje, por nuk jemi zotuar se do të hapen se s’bën.”, tha Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy