Pas denoncimit te “Xhadat” shatërvani te “Zogu i Zi” rivendoset në punë (VIDEO)

Pas denoncimit te “Xhadat” shatërvani te “Zogu i Zi” rivendoset në punë (VIDEO)

Në vitin 2006 filloi puna për ndërtimin e shatervanit tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi“  por shumë shpejt ai u kthye në një moçalishte në hyrje të Tiranës.

Në vitin 2017 kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, teksa shpalosi nisjen e projektit për rikualifikimin e zonës së “Zogut të Zi” ku përfshihet edhe shatërvani, u shpreh:

“Kemi pasur një pellgaçe me bretkosa prej dy vitesh. Nuk mund të vazhdoj të jetë kjo një hyrje dinjitoze e Tiranës, kështu që do të kthehet e gjitha në një minipark e cila do ketë një hapsirë qëndrore për vendosjen e instalacioneve që do ndërrohen gjatë stinëve të ndryshme, pjesa tjetër do ketë hapsira më ujë dhe shatërvane dhe do mbjellim bimësi. Kjo është një ndërhyrje estetike”.

“Xhadat”  konstatoi se edhe investimet e bëra pesë vjet më parë shkuan dëm, pasi shatërvani nuk është funksional si dhe nuk mirëmbahet.

Për këtë arsye gazetarët kërkuan informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit se përse ky investim ishte lënë në atë gjendje.

Pas marrjes së denoncimit, ky institucion ndërhyri menjëherë duke bërë pastrimin dhe vënë në funksion shatërvanin pranë “Zogut të Zi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy