
Cili do të jetë aksioni i radhës i Partisë Demokratike dhe a do të futet ajo në sesionin e ri parlamentar?
Kjo është pyetja që shtrohet sot brenda kësaj partie.
Deputeti i PD-së, Ramadan Likaj, në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ka pohuar se, shumë shpejt, do të mbahet një mbledhje e Grupit Parlamentar të PD-së, ku do të vendoset për të ardhmen parlamentare të partisë, duke kaluar nëpër një analizë të thelluar të nevojës për riorganizim.
Pas kësaj mbledhje, do të vendoset për ecurinë e mëtejshme parlamentare.
Në muajin në vazhdim, do të bëhet një analizë e detajuar dhe do të nxjerrë në pah shumë aspekte.
Jam i bindur se PD do të riorganizohet shumë shpejt dhe do të marrë masat për të mos pranuar asnjëherë zgjedhjet, një farsë të realizuar në mënyrë të padrejtë.
Një parlament që ka ardhur si pasojë e vjedhjes së votave, nuk ka jetëgjatësi.
Likaj ka shtuar se PD do të angazhohet intensivisht me qytetarët për të sensibilizuar ata mbi këtë situatë dhe për të përcaktuar rrugën që do të ndjekë partia në të ardhmen.
Pavarësisht krijimit të një “parlamenti farsë” dhe një parlamenti të mbyllur, që është në të vërtetë monist, PD do të qëndrojë me qytetarët dhe do të vazhdojë të sensibilizojë dhe mobilizojë popullin.
Zgjedhjet janë të manipuluara nga kryeministri dhe ekipi i tij dhe se kjo është e pamohueshme.
Likaj theksoi se PD nuk do të djegë mandatet, por do të qëndrojë në aksion, së bashku me qytetarët, për të përballuar këtë situatë.
Vendimet do të merren në PD dhe do të qartësojmë rrugën që do të ndjek PD.
Nuk e mendoj që PD do te djeg mandatet, do të jetë në aksion bashkë me qytetarët dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për opozitën dhe për Shqipërinë.



