
Policia njofton se më datë 17 janar, ditën kur mbërrin në Shqipëri presidenti turk Recep Taip Erdogan, aksi rrugor Milot-Vorë-Milot dhe rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 do të jetë I bllokuar për lëvizjen e kamionëve.
Ndërkohë do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar.
Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30.
Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.
Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022.
Ndërsa qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, me qëllim udhëtimin jashtë shtetit, me avion, të marrin masa për të lëvizur para orës së bllokimit të lëvizjes së automjeteve.



