
Departamenti amerikan i Shtetit ofron 1 milion dollarë shpërblim për identifikimin dhe lokalizimin e Hamza bin Ladenit, djali i themeluesit të organizatës terroriste, Al Kaeda.
Hamza bin Laden “po përvijohet si lideri i Al Kaedës”, u shpreh në një postim në Tuiter zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. “Ka regjistrime audio dhe mesazhe video në internet, me të cilat ai u bën thirrje ndjekësve të nisin sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë”, thuhet në postim, ku theksohet fakti se Hamza bin Laden ka kërcënuar me sulme të drejtuara prej tij si “një hakmarrje për vrasjen e të atit nga forcat speciale amerikane në maj të vitti 2011”.
Hamza bin Laden është cilësuar nga Departamenti i Shtetit si terrorist global i veçantë në vitin 2017, që do të thotë se amerikanëve u ndalohet të ndërveprojnë me të ekonomikisht ose në çfarëdo forme tjetër. Ai është në listën e sanksioneve terroriste të OKB-së, që ka të bëjë me embargon e armëve, ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.
Osama bin Laden u vra në vitin 2011 gjatë një operacioni blic të CIA-s në vendin ku ai strehohej në Abbottabad, Pakistan. Ushtria amerikane bëri të ditur pas ekzekutimit se trupi i tij u çua fillimisht në Afganistan për identifikim dhe më pas u hodh në det në fshehtësi të plotë.
.@Rewards4Justice is offering a reward of up to $1 million for information leading to Hamza bin Laden, UBL’s son. pic.twitter.com/eALacWH0bl
— W.J. Hennigan (@wjhenn) February 28, 2019



