Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaron se protesta e të shtunës më 26 maj nuk do të ketë dhunë. Sipas tij, protesta nuk do të ketë të njëjtin format me atë të Kukësit. Ndërkohë mësohet se nëse Xhafaj nuk do të ketë dhënë dorëheqjen deri të shtunën qytetarët do të mblidhen tek kryeministria dhe do të marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme.



