Aliaj: Blemë kokainë në 15 pika në Tiranë, i bëmë analizat dhe ja çfarë doli

Aliaj: Blemë kokainë në 15 pika në Tiranë, i bëmë analizat dhe ja çfarë doli

Në Tiranë mund të blesh kokainë në disa pika. Mjafton të paguash dhe nuk është e vështirë për ta gjetur. Por ajo çka u shitet të rinjve në kryeqytet nuk është gjithmonë kokainë. Artisti Robert Aliaj, i ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, u shpreh se për arsye të një projekti, ai ka realizuar një test, në shumë pika të ndryshme të Tiranës ku mund të blihej kokainë.

“Në çdo pikë, ne blemë nga një gram drogë. Në kryeqytet ekzistojnë rreth 15 pika të tilla”, tha ai.

Sipas tij, një gram kushtonte rreth 100 dollarë, por arsyeja e këtij projekti, ishte për të verifikuar cilësinë e kësaj lënde narkotike që u shitet të rinjve në lokalet e natës.

“Nga të dhënat e laboratorit ku ne dërguam sasinë e blerë të kokainës, na rezultoi se vetëm 30% e saj ishte kokainë, pjesa tjetër ishte lëndë e ndryshme, që përbëhej nga aspirinat dhe pluhur neoni”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy