Cigaret elektronike njëpërdorimshme do të ndalohen së shpejti në Francë.
Kështu ka deklaruar kryeministrja e Francës, Élisabeth Borne gjatë një interviste me RTL.
"Qeveria do të paraqesë së shpejti një plan të ri kundër pirjes së duhanit, duke përfshirë ndalimin e cigareve elektronike njëpërdorimshme, që u japin të rinjve zakone të këqija", tha Borne.
Disa vende evropiane si Gjermania, Belgjika dhe Irlanda kanë nisur tashmë punën për të ndaluar këto cigare.



