
Një zjarr i madh pranë një zone bregdetare në Anglinë verilindore po vazhdon të përhapet, sepse toka është shumë e thatë dhe erërat po ndezin flakët.
Zjarri mbulon 6 km të Saddleëorth Moor dhe është ndezur që nga mbrëmja e së dielës më 24 qershor.
Më shumë se 50 shtëpi u evakuan në Carrbrook, pranë Stalybridge, ndërkohë që janë prekur 150 njerëz.
Një banor i zonës e përshkroi pamjen duke thënë se dukej si "hije që bie si shiu", ndërsa një tjetër tha se "dukej si apokalipsi".
Dave Keelan, drejtori i Emergjencave në Shërbimin Zjarrfikës tha se 70 prej zjarrfikësve janë në vendngjarje për të shuar dhe ndaluar përhapjen e flakëve.
Ai konfirmoi se bisedimet ishin në vazhdim për të parë nëse ushtria mund të ofronte ekipe shtesë, makina dhe mbështetje ajrore, raporton BBC.
Kryebashkiaku i Manchesterit Andy Burnham falenderoi ekipet e zjarrfikësve edhe nga rajonet fqinje, që iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen e flakëve.
Zyrtarët e shëndetit këshillojnë ndërkohë njerëzit që të lajnë fytyrën shpesh dhe të hidratohen duke pirë ujë, pasi tymi, që është përhapur për qindra kilometra përreth, është irritues dhe mund të acarojë sytë dhe fytin.



