Shpërthime kamikaze pas 2 vitesh në Bagdat, të paktën 28 të vdekur

Shpërthime kamikaze pas 2 vitesh në Bagdat, të paktën 28 të vdekur

Të paktën 28 persona kanë vdekur dhe 73 të tjerë janë plagosur nga dy shpërthime me bombë në Bagdat. Raportohet se këto ishin shpërthimet e para pas dy vitesh në Irak, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme.

Sipas CNN, forcat e sigurisë i kishin ndjekur dy kamikazët para se të krynin aktin e rëndë, por nuk kishin mundur ti parandalonin.

Njëri prej kamikazëve ishte futur në një supermarket dhe ishte shtirur sikur ishte i sëmurë. Pasi mblodhi disa njerëz rreth vetes më pas vendosi të hidhte veten në erë.

Ndërkohë kamikazi i dytë kishte lëvizur me motorr dhe kishte gjetur një vend të përshtatshëm për të shpërthyer jelekun e tij, duke shkaktuar sa më shumë dëme.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse dy personat në fjalë mbanin shenja dalluese të xhihadistëve sunitë, të cilët kanë kryer sulme të shumta në Irak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy