Tiranë/ Gjendet drogë në tunel, 7 të arrestuar

Tiranë/ Gjendet drogë në tunel, 7 të arrestuar

Një sasi prej 220 bimësh dhe 146 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Muzgu”. Lënda narkotike është gjetur në zonën mes Fushë-Prezës dhe Valiasit, e fshehur në një tunel.

Në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike janë vënë në pranga 7 persona si dhe janë shpallur në kërkim 10 të tjerë.  Këta të fundit janë persona të punësuar si kultivuar.   

Në një dalje per mediat, kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu, ftoi qytetaret te denoncojne raste te ngjashme te paligjshmerise. 

Të arrestuarit:

1- Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
2- Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
3- Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
4- Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë, ndihmës
5- Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë, ndihmës
6- Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë, ndihmës
7-Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, ndihmës

Personat që janë proceduar janë të punësuar nga shtetasit e ndaluar nga Shërbimet e Policisë, me qëllimin e punimit të parcelës dhe përpunimit të bimës së dyshuar narkotike dhe përgatitjes për tregtim përkundrejt përfitimit të shumave monetare.

Në cilësinë e provës material janë sekuestruar:

  • 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
  • 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
  • Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve
  • 25 aparate të ndryshme telefonike

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale”Prodhim dhe shitje të lëndë narkotike”, “Kultivim I lëndëve narkotike” dhe “Mos kallzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet “283/2, 284/2 dhe 300 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy