
Tre persona të maskuar kanë grabitur shtëpinë e Patriarkut Ekumenik, Vartholomeos, në Stamboll. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, siç bën të ditur një gazetë e diasporës greke.
Vartholomeos po merrte pjesë në një tubim, ndërsa në shtëpinë e tij ndodhej vetëm pastruesja, raportoi Anatoli.
Kamerat me qark të mbyllur kanë kapur pamjet e hajdutëve që hynin në shtëpinë, e cila ndodhet në një kompleks banimi të mbrojtur nga rojat private.
Nuk është ende e qartë çfarë kanë arritur të marrin tre hajdutët e maskuar.
Policia turke ka filluar një hetim mbi incidentin, i cili ka ngritur pyetjen se si ia dolën tre hajdutët të hynin në një shtëpi të mbrojtur nga sigurimi privat. / Kathimerini /



