
“Sanksionet ndaj Iranit zyrtarisht kanë hyrë në fuqi. Ato janë snaksionet më të ashpra që janë vendosur ndodnjëherë dhe në nëntor do të shtohen duke u shtrirë në nivele të tjera. Kushdo që bën biznes me Iranin, nuk mund të bëjë edhe me Shtetet e Bashkuara. Kërkoj vetëm paqen në botë, asgjë më shumë”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim në “Tuiter” mëngjesin e sotëm.
Ndër vendet e para që kundërshtuan hapur sanksionet amerikane mbi Iranin është Britania e Madhe, e cila është shprehur se do t’i qëndrojë marrëveshjes bërthamore me Teheranin.
"Ne nuk do t’i ndjekim SHBA-të mbi sanksionet", ka thënë për BBC-në Alistair Burt, zëvendësministër i Jashtëm i Londrës, i ngarkuar me çështjet e Lindjes së Mesme. "Siç e kemi shpjeguar tashmë, ne e konsiderojmë marrëveshjen bërthamore një pjesë të rëndësishme jo vetëm të sigurisë në rajon, por edhe në botë", tha ai.



