Pastrimi i parave në Shqipëri/ Sejamini: Kryeson sektori i ndërtimeve. Burimi i të ardhurave, produkt i veprave kriminale (VIDEO)

Pastrimi i parave në Shqipëri/ Sejamini: Kryeson sektori i ndërtimeve. Burimi i të ardhurave, produkt i veprave kriminale (VIDEO)

Për fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri sidomos në sektorin e ndërtimit është folur shumë dhe para dy javësh Shqipëria sipas indeksit të Bazelit u rendit më mirë se SHBA, Italia, Holanda apo Gjermania në luftën kundër pastrimit të parave.

Analisti Neritan Sejamini, për ‘MCN lajme’ duke u ndalur në këtë vlerësim pohon se Shqipëria qëndron mirë në indekset e vlerësimit për luftën kundër pastrimit të parave, teksa në realitet, sektori i ndërtimit kryesor me pastrimin masiv të parave në Shqipëri.

Drupal Ad

Nuk është se Shqipëria ka dal më mirë se Amerika për luftën kundër pastrimit të parave. Ne kemi një indeks që nuk është tregues i madh. Shpesh herë indekset tregojnë një pjesë të të gjithë realitetit. Indeksi i Bazelit thjeshtë bën vlerësimin e kuadrit ligjor, gjysma e pikëve që marrin vendet në këtë indeks është ajo e kuadrit ligjore dhe pastaj e burimeve te tjera. Nuk e di nga e i kanë marrë burimet, një pjesë nga qeveria, një pjesë nga institucionet ndërkombëtare, duhet marrë me rezervë në kupritin e krahasimit me vendet e tjera. Nga ana tjetër kjo është thjesht një tregues i cili tregon një gjendje.

Fakti është që po të shikosh në Shqipëri ligjet janë bërë pothuajse në përputhje me ligjet e BE-së. Ti i zbaton këto ligje, pastaj kjo është një çështje tjetër.

Fakti është që në Shqipëri janë të gjitha të dhënat ekonomike dhe treguesit e tjerë tregojnë se në Shqipëri po bëhet një pastrim masiv i parave, kryesisht në ndërtim. Po të shikosh të gjitha investimet në ndërtim, që bëhen në Tiranë dhe bregdetin shqiptar, bëhen pa të shkuar, pa të kapital madje edhe nga kompani që nuk marrin as kredi bankare për realizimin e këtyre ndërtimeve dhe burimi i këtyre parave të këtyre investimeve, nuk duhen se nga vijnë.

Për të mos thënë se këto ndërtime bëhen nga persona që kanë qenë të hetuar dhe të dënuar në vende të ndryshme të BE-së për trafik droge dhe krime të tjera, që gjë tregon se ka diçka që nuk shkon, për të mos thënë se kjo mund te vërtetohet se këto para mund të vijnë si produkte të veprave kriminale.

Për analistin Sejamini, pastrimi i parave të pistë në Shqipëri është shumë herë më i dëmshëm për ekonominë  në krahasim me vendet tjera.

Pastrimi i parave, aktivitet kryesor ekonomik pasi ndërtimi ka arritur 13-14% të ekonomisë së përgjithshme të vendit dhe aktivitete të lidhura me ndërtimin këtë e çojnë deri te 20-25% e të gjithë prodhimit të përgjithshëm të vendit, dhe kjo tregon se ky lloj sektori i financuar, si hipotezë nga parët e krimit ka marrë përmasa të jashtëzakonshme.

Në këtë aspekt, pastrimi i parasë në Shqipëri është shumë herë më i dëmshëm se vendet e tjera sepse paraja e pisët ka zaptuar ekonominë e një vendi dhe nuk është thjeshtë një dukuri e vogël dhe e kufizuar dhe që luftohet nga shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy