Fenomeni i shpopullimit ka prekur edhe fshatin turistik të Vlorës, Kaninën. Banorët tregojnë arsyet e largimit nga fshati, ndërsa numri i banorëve është përgjysmuar gjatë viteve të fundit. Edhe pse një zonë me potencial turistik, banorët tregojnë se fshati ka mungesë të theksuar të infrastrukturës.



