Sipas ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, perëndimorët po "luajnë me zjarrin" me planet për të furnizuar Kievin me avionë F-16.
Lavrov i quajti planet e vendeve perëndimore një përshkallëzim të papranueshëm.
Sigurisht që ky është një përshkallëzim i papranueshëm. Unë shpresoj se ka njerëz të arsyeshëm në Perëndim që e kuptojnë këtë.
Ndërkohë sipas zyrtarëve të Kievit një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm ajror rus gjatë natës në kryeqytetin ukrainas.
Forca Ajrore e Ukrainës tha se Rusia lëshoi 54 dronë kamikazë në objektivat ukrainas, 52 prej të cilëve u rrëzuan.



