Zbardhet dëshmia e të riut që transportoi në spital Vinçens Pirolin pas atentatit (VIDEO)

Zbardhet dëshmia e të riut që transportoi në spital Vinçens Pirolin pas atentatit (VIDEO)

Policia vendore e Shkodrës pas 15 orësh nga ngjarja ka arritur që të ketë prova të besueshme se plagosja e Vinçens Pirolit ka ndodhur në Shkodër. Pavarësisht indicieve të deritanishme ende forcat e policisë nuk kanë gjetur vendin e saktë se ku mund të jetë plagosur 34 vjeçari por nisur nga kamerat e sigurisë por edhe dëshmi të ndryshme, efektivët kanë ngritur prova të besueshme se plagosja ka ndodhur në Shkodër.

Ndërkohë MCN ka zbardhur edhe dëshminë e personit që e transportoi Pirolin nga Shkodra drejt Lezhës. Ky person quhet Mark Nika dhe është një kushëri i 34 vjeçarit. Shtetasi Mark Nika ka deklaruar se së bashku me Pirolin janë nisur nga Lezha drejt Shkodrës pasi 34 vjeçari i kishte thënë se do të takonte një person.

“Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçallekut që është edhe hyrja e Shkodrës, Vinçensi ka zbritur dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami. Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi dikush e kishte plagosur. Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen sepse nuk më ka treguar. Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur tek spitali i Lezhës sepse nuk donte ta çoja në Shkodër për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij për policinë shtetasi Mark Nika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy