
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar zhvillimet politike në Hungari dhe i ka krahasuar ato me situatën në Shqipëri.
Duke folur për modelin e qeverisjes së Viktor Orban, Bushati u shpreh se ai ka ngjashmëri me mënyrën se si ushtrohet pushteti në Shqipëri, por theksoi se këtu ekziston edhe një element shtesë problematik.
Regjimet autoritariste të mbështetur në partinë shtet, gati e pamundur të munden me votë. Në këtë pikëpamje Hungaria bëri përjashtim.
Jo vetëm Orban humbi me rezultat të thellë, por pranoi humbjen si demokrat i madh. Kjo shtron pyetjen, a mundet regjime të tilla të bien me votë?
A mund ta marrim shembullin hungarez për të na dhënë shpresë për Shqipërinë? E kam vrarë mendjen shumë për këtë. Por ka disa gjëra që ndryshojnë nga regjimi i Orabn te i Ramës.
Orban ngriti regjim që e quanin demokracia iliberale, pra fiton me votë por shemb pushtetet e tjera. Por, edhe kritikët me të mëdhenj të Orban, askush nuk i ka bërë akuzën të lidhjes së politikës me krimin.
Me krimin ekonomik të oligarkëve, por jo me krimin e organizuar.
Diferenca është e madhe kur e krahasojmë me pushtetin në Shqipëri, që ka gjithë ato të Orban, parti-shtet, media, oligarkët, gjyqësorin, por ka një faktor plus, aleanca me krimin sidomos në zgjedhje.
Pak më parë kishte në emision, u kap një grup bandit që kishte marrë tendera.
E dyta, thatë atje vajti Vance, doli Trump, thoshin shërbimet e Moskës, por për interesat e veta, BE dhe pjesa liberale e Amerikës, bënë fushatë të fortë për opozitën hungareze.
Në Shqipëri, fatkeqësisht deri tani, edhe faktorët e tjerë, të huajt, i kemi patur të renditur nga njëra anë. Në Hungari ndodhi mrekullia, por këtu ka shumë më tepër faktorë që nuk mund të ndodhë



