Situata e mbjelljes dhe luftës kundër kanabisit në vend ka bërë që kryeministri i vendit të mbledhë pasditen e sotme ambasadorët e BE në godinën e qeverisë.
Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 17:00 dhe e para ka mbërritur Romana Vlahutin. Biseda do të fokusohet te lufta ndaj drogës dhe situata në Shqipëri.
Takimi vjen një ditë pasi kreu i ekzekutivit u përplas në distancë me Presidentin Nishani. Ky i fundit deklaroi se do të kërkojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasi situata është alarmante.



