Nazarko tregon mënyrën si “shkrirja” e Bashës mund të largojë Berishën dhe Metën (VIDEO)

Nazarko tregon mënyrën si “shkrirja” e Bashës mund të largojë Berishën dhe Metën (VIDEO)

Për analistin Shpëtim Nazarko, Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht Partia e Lirisë, nuk është më më LSI e dikurshme që mund të mobilizonte si kur ishte në pushtet, duke ndarë bindjen se protestat e mëdha hë për hë opozita nuk i bën dot.

Ai sqaroi në MCN Live se protestat masive nuk bëhen dot pa u sqaruar pozicioni i Sali Berishës dhe i Partisë Demokratike lidhur me gjykatën.

Duhet të mbajnë një distacë hë për hë. Bashkimi i të dyve do të jetë i lidhur vetëm nga vendimi i gjykatës. Një vendim i gjykatës kundër Berishës, mund të hedhë batalione për të fuqizuar opozitën.

Besoj se deri në momentin që nuk është marrë vendimi i gjykatës për partinë e Berishës, deri në atë kohë do kemi lëvizje taktike, por jo deklarative.

Kur gjykata të marrë vendim, se PD është e ndarë në dy pjesë, kur të marrë vendim gjykata, mund të ketë lëvizje radikale, edhe me protesta masive.

Madje Nazarko shkoi më tej dhe përmendi si dobësi të opozitës, ndarjen e saj në katër pjesë.

Një është LSI, një PD e Bashës, një e Berishës, ka dhe një PD të tretë që presin vendimin e gjykatës, nga do lëvizin.

Vendimi i gjykatës është shumë i vështirë, po arrin në një pikë shumë të ngatërruar krize, se përveç historisë së opozitës, vendi po përballet me një krizë ekonomike, protestës së pedagogëve, studentëve, të cilat do thellohen, se në momentin që do rrisësh çmimin e energjisë elektrike.

Unë jam Basha në thonjëza, del dhe mban një fjalim të tillë: Nga 2009-2017 kjo LSI që bëmë aleate, na ka marrë 150 mijë vota, për shkak të politikës së Berishës, prandaj ngrita dhe çadrën, e bëra për të nxjerrë LSI-në.

Madje kam dalë dhe vetë nga parlamenti dhe shkuam në 620 mijë vota. Vetëm atëherë shkrin Basha, merr dhe e flak edhe Berishën edhe Metën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy