Malaj: Janë zhbërë modelet, njerëzit nuk besojnë më te komuniteti (VIDEO)
Malaj: Janë zhbërë modelet, njerëzit nuk besojnë më te komuniteti (VIDEO)
Bazuar në një anketë të realizuar së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal rezulton se 89% e shqiptarëve që janë pyetur shfaqin nivele më të larta të mosbesimit në marrëdhënie me njerëzit. Nora Malaj, sociologe, në studion e MCN TV, bëri një krahasim me marrëdhëniet në komunitet para viteve ’90.
Para ‘90 ne jetonim në pallate dhe nuk i zgjidhnim fqinjët. Por i njihnim fqinjët, gjë që nuk është sot. Shtëpitë tona nuk kishin dyer. Komshiu mund të vinte të merrte gjërat që i mungonin. Ishte përtej fqinjësisë, ishte raport emocional.  Sot kuptoj që atëherë njerëzit mund të mos kishin shkolla, por kishin solidaritet.
Pse ne kemi probleme? Problemet janë socio-historike, të ardhura, të mbartura. Frika kaq e madhe e zhbërjes së këtij modeli ka bërë që njerëzit të mos kenë besim në komunitet. Kjo krijon tre probleme: indiferenca, moskokëçarja dhe të moskuptuarit ku fillon liria e njërit dhe mbaron e tjetrit.
Ajo pjesë që mua më dhembi nuk ishte fakti që nuk ke besim te mua, por që ti nuk më do mua. Një nga problemet që kanë shqiptarët janë vetë shqiptarët që duan të ikin nga vendi i tyre. Çfarë do të thotë patriot? Do të thotë që unë ta dua MCN se është bërë nga një shqiptar që do t’ua japë shqiptarëve informacionin ashtu siç duhet.
Mungesa e besimit te tjetri ka sjellë ka bërë sipas Malajt, që „të jemi të huaj në një mjedis ku jetojmë bashkë”.
Kjo tregon që shkalla e mosbesimit është rritur aq shumë, saqë na çon në deduksionin që familja ka pësuar krisje. Thelbi i raporteve njerëzore dhe mosbesimi vjen nga thyerja e besimit që në moshë të hershme.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.
Kategoritë
Streaming
MCN TV
MCN Radio
Contact
info@mcn.tv.al
+355 422 00200
All rights reserved. MCN 2025
Terms and ConditionsPrivacy Policy