Prokuroria dërgon në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut Elvis Roshi

Prokuroria dërgon në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut Elvis Roshi

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. 

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve”.

Regjistrimi penal ndaj tij është bërë pas kërkesës nga sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme më datë 9 qershor 2016.

"Shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj. Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja.  Gjithashtu bë vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion" sqaron prokuroria.

Ishte Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enklid Gjini i cili dërgoi në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të shtetasit Rroshit, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy