Një 44-vjeçari është plagosur në Shkodër në një atentat me armë zajrri ndërsa udhëtonte me makinë. Syri Mehmetaj, me banim në Shkodër, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.
Dyshohet që 44-vjeçari të ketë shkuar vetë me makinë deri në spital, aty ku dhe është sekuestruar automjeti Benz me targë AA 031 NL. Në makinë dallohen edhe shenjat nga goditja me armë zjarri.
Policia e Shkodrës thotë se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Mësohet se i plagosuri është person me precedent penalë. Në vitin 2011, ai është arrestuar pasi i ka vjedhur një gruaje 45 mijë lekë me forcë. Ndërsa një vit më parë është arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike.



