Slogani për fushatën e PS/ Gogu: Po tregojmë se socialistët janë në punë dhe do vazhdojnë përpara me projektet (VIDEO)

Slogani për fushatën e PS/ Gogu: Po tregojmë se socialistët janë në punë dhe do vazhdojnë përpara me projektet (VIDEO)

“Kurrë pas, përpara”, është slogani i Partisë Socialiste për fushatën e zgjedhjeve lokale më “14 Maj”.

Mënyra se si e ka nisur fushatën PS me këtë slogan, sipas deputetit socialist Toni Gogu, i ftuar në MVN live, tregon faktin se sipas tij, socialistët janë në punë dhe do vazhdojmë përpara me realizimin e projekteve që kanë.

Unë besoj se njerëzit do ta vlerësojnë por unë vlerësoj se thelbi është shumë i thjeshtë, ne socialistët jemi në punë, ne nuk kemi nevojë që tu themi votuesve tanë që ore shiko ne braktisem detyrën, na votoni se nuk do ta braktisim më. Ne socialistët kemi nevojë të japim llogari për gjërat që nuk i kemi kryer, që nuk i kemi kryer jo mirë dhe natyrisht kemi vend për të festuar gjërat që kemi bërë mirë.

Po vijmë në një fushatë lokale kur në Tiranë kemi ndërtuar lagje të tara më qindra shtëpi të drejtuar, kemi ndërtuar shkolla, nga pushteti lokal.

Kështu që ajo logo, thotë që në duam të vazhdojmë dhe të merremi më Tiranë që edhe në zonë ku jam unë në Vaqarr, të vijnë shërbime nga qendra.

Për deputetin Gogu, sfidë në këto zgjedhje është infrastruktura edhe në zonat rurale.

Sipas tij epërsia e socialistëve është fakti se kanë qenë në krye të detyrës dhe se sipas tij këtë do ta vlerësojnë votuesit në 14 maj.

Sfida jonë për zgjedhjet e 14 majit janë rregullimi i infrastrukturës në zonat rurale. Fshati për shkak ta 25 fishimit të qytetit, pra Tirana u zmadhua , kjo është infrastruktura që Tirana në skajet më të largëta të Tiranës së madhe të mbërrij me të njëjtën cilësi që ka mbërritur në të njëjtën lagje, pjesë të qytetit. Pra ne dalim përpara qytetarëve për të thënë jo ne këtë ende nuk e kemi bërë, për të sjellë të njëjtin cilësi të ujësjellës- kanalizimeve edhe në fshatra.

Sfidë tjetër që po e shohim është që nga një qytet ku ne më përpara industrinë kryesore e kishim fasonerinë, të futemi në teknologjinë e informacionit dhe shërbimet e saj.

Po vijmë më pretime që janë vazhdimësi e këtyre punëve ndërkohë nga tjetër kemi premtimin e opozitës për shtetëzimin e transportit publik ndaj dhe them se është e pabarabartë dhe ne socialistët kemi epërsi se kemi qenë në krye të detyrës dhe se sa dhe si e kemi bërë, këtë do ta vlerësojnë njerëzit me 14 maj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy