Pak pas incidenteve të dhunshme të ndodhura tek Parku i “Liqenit Artificial”, një grup protestuesish vendosi të kërkonte lirimin e 12 aktivistëve të arrestuar dhe që mbaheshin në izolim në ambjentet e Komisariatit numër 1 në Tiranë. Të 12 të ndaluarit nga uniformat blu u liruan vetëm pak orë më pas por me një sër akuzash të ngritura drejt tyre, si: “prishje e pronës publike”, ”manifestim të paligjshëm” dhe “kundërshtim të forcave të rendit”.
Disa nga aktivistët e arrestuar u prononcuan për kamerat e TemA TV dhe gjithashtu gjatë procedurave të ndalimit nuk mungoi dhe prezenca e Avokatit të Popullit, Igli Totozani. Ky i fundit premtoi se institucioni që drejton do t’i shkojë deri në fund hetimeve për rastet e dhunës ndaj qytetarëve.



