Rama: Korrupsioni, sfidë që do e zgjidhim (VIDEO)

Rama: Korrupsioni, sfidë që do e zgjidhim (VIDEO)

"Nuk ka asnjë dyshim që të gjitha fjalët kyçe të këtyre mesazheve, si krimi i organizuar, korrupsioni, mangësitë në administratën publike e kështu me radhë janë sfida reale dhe probleme reale, të cilat duhet zgjidhur, nuk ka dyshim për këtë".

I ndërgjegjshëm  për problemet e mëdha të korrupsionit dhe krimit të organizuar në vitin e 7 të qeverisjes së tij , kryeministri zbuloi se ajo që e ka fyer më shumë është  refuzimi që Brukseli  i bëri në tetor hapjes së negociatave  me Shqipërinë.

"Sidoqoftë, një gjë është vërtetë dëshpëruese, kur bëhet fjalë për të dhënë arsyet pse ndodhi ky refuzim, nuk ka një mënyrë të drejtpërdrejtë me të cilën thuhet dhe shumë prej arsyeve fshihen pas disa përfundimeve mjaft stereotipike, apo pas një mesazhi të formuluar stereotipik, i cili në fakt është fyes për vendin".

Modeli i ofruar për Minishengenin sipas tij është shumë më liberal se konsensusi që kërkohet nga vendet e BE-së mes njëri-tjetrit.

"Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme, nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Shqipërinë dhe Serbinë, është shumë e thjeshtë dhe kjo është ajo për të cilën kemi rënë dakord me Serbinë, që Serbia nuk duhet dhe nuk mund të vendosë asnjë veto, asnjë kusht, asnjë paragjykim për mënyrën sesi vendet e tjera, shtetet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme. Pra, t’i thuash jo kësaj, është t’i thuash jo historisë, të ardhmes dhe jam i sigurt që kjo do të na bëjë bashkë të gjithëve"

Rama u ndal edhe te Konferenca e Donatorëve duke dhënë se lëvrimi i donacioneve dhe kredive ishte një lehtësim i madh për shqiptarët, pasi të qenit në Europë është shumë më tepër sesa thjesht integrimi mekanik në Bashkimin Europian.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy