Zhvlerësimi i euros/ Ceko: Duhet të hetohet nga SPAK. Kola: I pambështetur nga rritja e prodhimit

Zhvlerësimi i euros/ Ceko: Duhet të hetohet nga SPAK. Kola: I pambështetur nga rritja e prodhimit

Fatmira Kola, eksperte ekonomie tha në studion e MCN Informacion se kur kursi i këmbimit nuk është i mbështetur nga rritja e prodhimit të brendshëm, krijohet rrezik dhe është i dëmshëm në radhë të parë për ekonominë familjare.

 

Kur kursi i këmbimit nuk është i mbështetur nga rritja e prodhimit të brendshëm, krijohet rrezik. Mendoni sikur një vit turizmi të mos shkojë mirë. Do të ketë ndikim në ekonomi, e njëjta gjë për ndërtimit dhe sektorin imobiliar. Janë sektorë që nuk mbështeten tek prodhueshmëria. Kjo do të sillte një zhvlerësim edhe të aseteve, por ndikim edhe në kursin e kumbimit. Kjo luhatje që nuk është mbështetur nga një ekonomi e vazhdueshme dhe produktivitet është e dëmshme në radhë të parë për familjet. 

 

Për Enriko Cekon, i vetmi grup që përfiton nga kjo situatë janë importuesit.  Sipas Cekos, kursi i këmbimit duhet të hetohet nga SPAK. 

 

Nëse ka një grup që përfiton janë vetëm importuesit. Vetëm importuesit përfitojnë nga ky moment. Ne kemi ekonomi konsumi, nuk prodhojmë asgjë. 80% të ushqimeve i importojmë, 100% të veshjeve po. Industria fason nuk fut asnjë lek në buxhetin e shtetit. 

 

Duhet investiguar. Arsyeja kryesore për mua, që dy nene po shtohen në projektligjin për BSH, po bëhen se këta kanë frikë nga një hetim i mundshëm nga SPAK-u. Habitem si SPAK nuk e ka filluar ende hetimin se çfarë është ky kurs këmbimi midis lëkur dhe euros, që ka qenë gjithmonë në favor të lekut. 

 

Është bërë me qëllim, për të shkatërruar ekonominë. Pse nuk del ai, apo grupi i punës që tha deeuroizimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy