
Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi të dielën qytetin verior të Irakut, Mosul, i cili pësoi shkatërrim të gjerë gjatë luftës për të mundur grupin e Shtetit Islamik në 2017.
Macron filloi vizitën e tij në Mosul duke vizituar kishën Zoja e Orës, një kishë katolike që u dëmtua rëndë gjatë sundimit të IS -it që zgjati nga 2014-ta deri në humbjen e ekstremistëve tre vjet më vonë.
Në një fjalim në Kishën e qytetit të shkatërruar, të cilën agjensia kulturore e OKB-së UNESCO po punon për ta restauruar, Macron u kërkoi komuniteteve fetare të Irakut të punojnë së bashku për të rindërtuar vendin.
"Ne do të kthejmë një konsullatë franceze dhe shkolla," u zotua ai, ndërsa kritikoi ritmin e rindërtimit në Mosul.
Macron premtoi të vizitonte Mosulin gjatë një samiti rajonal në Bagdad kushtuar kryesisht luftës kundër terrorizmit dhe ndikimit të marrjes së Afganistanit nga talebanët pasi SHBA tërhiqej.



