
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku për pasojë është dëmtuar një shtetas me inicialet M.S. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 19.04.2022, rreth orës 13:05, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. T., me mjetin me drejtues shtetasin M. S.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. S., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.



