Vdes në aksident 10-vjeçarja në Bulqizë, plagoset edhe e ëma

Vdes në aksident 10-vjeçarja në Bulqizë, plagoset edhe e ëma

Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Bulqizë.

Vajza e mitur ka qenë duke ecur me të ëmën në momentin kur është përplasur nga automjeti. Për pasojë 10-vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin e rrethit, ndërsa ëma po transportohet me helikopter drejt Tiranës.

"Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore. Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe,  ndërsa shtetasja Sh.Sh.,  ndodhet  për ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", thotë policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy