Shkodër / Tre të arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, sekuestrohen doza kanabisi dhe një thikë

Shkodër / Tre të arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, sekuestrohen doza kanabisi dhe një thikë

Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Rotondo”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u goditën tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodër.

 

Në pranga u vunë shtetasit: K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër; F. N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe J. Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.

 

Shtetasi K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”. Gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa në çantën e tij u konstatua edhe një mjet prerës (thikë).

 

Ndërkohë, shtetasi F. N. u kap në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë kontrollit fizik iu sekuestrua një sasi kanabisi e ndarë në doza, gati për shitje.

 

Po ashtu, shtetasi J. Ç. u arrestua në sheshin “Nënë Tereza”, ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy