ILD-AADF, memorandum mirëkuptimi për programin e zhvillimit të lidershipit

ILD-AADF, memorandum mirëkuptimi për programin e zhvillimit të lidershipit

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për Programin për zhvillimin e lidershipit LEAD Albania nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi.

Ky program synon t’u sigurojë profesionistëve të rinj shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë.

Memorandumi i nënshkruar mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe Bashkë-Drejtorëve Ekzekutivë të AADF-së, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, parashikon angazhimin e palëve për një marrëdhënie bashkërenduese e bashkëpunuese për zbatimin e programit LEAD Albania, që nga përzgjedhja, trajnimi e deri tek përvoja një vjeçare, në pozicionin e këshilltarit, të pjesëmarrësve të sugjeruar nga programi.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani e konsideroi investimin në programin e zhvillimit të Lidershipit, si thelbësor për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të vendit, përmes profesionistëve me njohuri të thella mbi mirëqeverisjen e administratën, njohuri të përfituara edhe nga përvoja direkte në nivelet drejtuese të institucioneve qeverisëse të vendit.

Bashkëdrejtori ekzekutiv i AADF-së, Martin Mata nënvizoi se programi LEAD Albania zbatohet suksesshëm prej vitit 2013 duke vendosur çdo vit pjesëmarrës të Programit në kabinetet e institucioneve më të larta të Shqipërisë, të Presidentit, Kryeministrit, Ministrave dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe prej këtij viti nis bashkëpunimi me institucionet e reja të dala nga reforma në drejtësi.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë bëhet i pari nga institucionet e reja të drejtësisë, që angazhohet të bashkëpunojë për zhvillimin e mëtejshëm të programit LEAD Albania, në funksion të reformës në drejtësi dhe rritjes së kapaciteteve të organeve të reja qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy