Rama: Dialogu Shqipëri-Greqi, jemi pranë nënshkrimit të një dokumenti strategjik (VIDEO)

Rama: Dialogu Shqipëri-Greqi, jemi pranë nënshkrimit të një dokumenti strategjik (VIDEO)

Dialogu Shqipëri-Greqi është në një moment pozitiv. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama tha shumë shpejt mund të nënshkruhet një dokument i ri partneriteti strategjik mes dy vendeve, sa u takon çështjeve të mbetura pezull. Rama tha se pjesë e këtij dokumenti strategjik do të jetë çështje sensitive, si ajo e ligjit të luftës, marrëveshja detare, çështja çame etj.

“Jemi në një moment pozitiv në dialogun me Greqinë, ashtu sikundër e shprehu publikisht edhe kryeministri grek. Pajtohem me përshtypjet se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve tona është shumë afër. Natyrisht duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu dhe negociatash për një sërë temash që prekin harkun e 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës, e duke vazhduar për tema që për ne kanë një rëndësi të veçantë, si marrëveshja për detin, si dhe garantimi i të drejtave të gjithë qytetarëve shqiptarë, sidomos atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lirë dhe të papenguar nga historitë e të shkuarës. Si dhe për të pasur çdo të drejtë ligjore sa u takon pretendimeve të pronësisë. Po kështu synohet lehtësimi i të gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi, në aspektin e burokracive, të lëvizjes, dhe besoj se përfundimi i procesit dhe garantimi i këtyre marrëdhënieve përmes vënies në funksionim të vulës, dhe po ashtu përmes përfundimit të një marrëveshjeve mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara”, tha Rama.

Rama u shpreh optimist për hapjen e negociatave për vendin tonë, për shkak të përmbushjes së reformave. “Shqipëria është një hap afër çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Reforma në drejtësi, vetingu dhe qartësia se ky proces nuk ka shans të pengohet janë një bazë për marrjen e një rekomandimi të pastër për çeljen e negociatave për anëtarësim”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy